“Ende nuk e besoj dot, jam shumë i pikëlluar.” Këto ishin fjalët e para të aktorit kryesor në serialin “Ertugrul”, Engin Altan Duzyatan për median pasi humbi në një aksident shokun e tij të ngushtë Arda Oziri.
Mbrëmjen e së martës, Engin Altan Duzyatan dhe bashkëshortja e tij Neslişah Alkoçlar ishin për darkë në një restorant në Stamboll. Në dalje, ai u pyet nga gazetarët për vdekjen e hidhur të shokut të tij të klasës në Universitet dhe të setit të xhirimit në serialin “Ertugrul”.
“Humbja jonë është e madhe. Uroj që Zoti ta mëshirojë mikun tim të dashur. I uroj ngushëllime familjes dhe komunitetit të aktorëve. Ende nuk e besoj dot, jam shumë i pikëlluar”, tha Duzyatan, i cili luan rolin e Ertugrul në serialin me të njëjtin emër.
39-vjeçari Arda Oziri humbi jetën mëngjesin e së dielës pas një aksidenti me motor në Stamboll. Në vitin 2017 ai iu bashkua serialit Ertugrul ku luante rolin e Goktug, njeriut besnik të Sadetin Kopek.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...