Lidhja në mes të Eros Grezdës dhe Oriola Marashit ka bërë bujë të madhe në media.
E përfolur ka qenë edhe ndarja e tyre e cila bëri shumë bujë.
Së fundmi ai ka folur për “Sport Magazine” duke thënë se ky fakt e ka bezdisur, pasi flitej gjithmonë për lidhjen e tij dhe jo për karrierën.
Ai gjithashtu shprehet se lidhjen që ka pasur nuk ka dashur asnjëherë ta bënte publike, por duke ditur që Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla, është e vështirë që diçka ta mbash private.
“Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte doja apo s’doja sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat.
U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, u shpreh Erosi.
Ndryshe, Oriola tashmë është duke e vazhduar karrierën e saj si modele dhe nuk është përfolur për ndonjë lidhje të re.
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
Forcat ukrainase shkatërruan një depo të dronëve rusë
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...