Dy ditë më parë mori vëmendje të madhe në media deklarata që Bes Kallaku bëri i ftuar në emisionin e Luanës “Shiko kush luan”.
“Ermali bën biznes kurse unë bëj komedi. Suksesi i atij filmi nuk ka ardhur nga askush tjetër vetëm prezenca e Rezit e ka çuar filmin deri në Kanë…deri në Kamëz”, u shpreh Besi ndërsa i pyetur se kush do bëjë namin në kinematë shqiptare Enca apo Bleona, Besi u përgjigj: “Për ballkon mund të bëjë Enca, për profesionalizëm Bleona”, deklaratë për të cilën reagoi ashpër edhe Enca.
Megjithatë ditën e sotme, më në fund ka ardhur një reagim edhe nga Ermal Mamaqi i cili është detyruar të reagojë pas mesazheve të shumta nga njerëzit. Ermali shprehet se i ka ardhur keq kur ka parë komentet e Besit në emisionin e Luanës. Producenti dhe regjisori tregon se suksesi i “2 gisht mjaltë” mund të vërtetohet dhe se biznesi nuk është diçka për të cilën duhet të vijë turp. Ermali përmend edhe Encën duke mos e lënë anash as humorin kur shprehet “Ballkone, veranda dhe shtesa pa leje”.
Ermali shprehet se Enca e ka surprizuar me talentin dhe ka aktruar si një profesioniste e vërtetë. Në fund Ermali e mbyll këtë postim me shumë paqe, ashtu siç ka bërë gjithmonë në raste të tilla.
Postimi i Ermalit: “Më lodhën njerëzit… Yyyy si tha ai për ty, që bën biznes dhe nuk bën humor. Ju kshu e ju ashtu. Si e tha atë për Encën e…. E kshu gjërash… E vërteta është se edhe mua më erdhi keq kur pashë ato komente tek emisioni i Luanës për punën time. Ça dmth që bëj biznes? Ça është biznesi? Gjë e keqe? Apo mos ndoshta 2Gisht mjaltë është biznes dhe nuk ka humor?
E kush jam unë të gjykoj punën e tjetrit dhe ta krahasoj me timen… Ajo që mund tju them është diçka që ju e dini dhe mund të vërtetohet në raportet internacionale për BoxOffice.
2 GISHT Mjalt deri tani ka shitur 350.000 bileta në kinematë nga Shqipëria deri në Amerikë. Dhe sa për sqarim në Kanë shkova me filmin dhe bashkë me Elvanën ashtu siç shkojnë 2milion Kineastë nga e gjithë bota që sjellin filmat e tyre në Panairin më të madh që bëhet për shitjen dhe promovimin e Filmave.
Nëse diçka funksionon, është biznes dhe është biznes i mirë. Dhe nuk ka asgjë për të na ardh turp nga biznesi se nuk po shesim drogë. Për Encën… Ballkone Veranda dhe Shtesa pa leje. I PAKUPTIMË DHE SHUMË FYES SI KOMENT. Enca!!! Si Producent dhe Regjisor i Filmit I Love Tropoja më duhet të them se Enca më ka surprizuar. Një profesioniste e vërtetë që superoi çdo pritshmëri tonën dhe me Talentin, përkushtimin dhe korrektesën e saj vuri në siklet dhe aktorë me eksperiencë në Kinematografi. ENCA JE SUPERSTAR. Mezi pres të takohemi në 29Janar në Pallatin e Kongreseve për të parë një Film që besoj do jetë një vepër e cila do jetojë gjatë në arkivat e Kinematografisë Shqiptare. Sepse ky është misioni i artistit që të injektojë vlerë në jetët e njerëzve. Të sjellim shpresë, gëzim, ti bëjmë njerëzit më të dashur, dhe kjo është më e lehtë kur bëhet nëpërmjet humorit. Dhe ku ka më mirë se duke bërë humor të bësh edhe biznes. Se në fund të fundit, biznesi jonë është humori… Sovrani është populli, publiku. Ai vendos çfarë të shikojë edhe pse mund të rrijë 3 orë në rradhë.
Paqe miq…/xing.al
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...