Dy moderatorët janë përplasur shpesh mediatikisht dhe nuk i kanë kursyer thumbat ndaj njëri-tjetrit, për shkak të emisioneve që kanë prezantuar në orare ‘kokë më kokë’.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është aktori i njohur Gent Hazizi i cili së fundmi ishte i angazhuar si kapiten i njërës prej skuadrave në emisionin “Shiko kush luan”, të Luana Vjollcës.
Kjo e fundit dhe Ermal Mamaqi janë komentuar shumë mbi faktin se cili prej emisioneve të tyre është ndjekur më shumë.
Lidhur me këtë, Ermali e pyeti Gentin nëse ja vlen ta shohësh emisionin “Shiko kush luan”, meqënëse nuk e kishte parë asnjëherë. “Pse gënjen, ti e shikoje. M’i ka treguar Luana mesazhet që i çoje”, u shpreh Genti.
“Më detyrove tani të tregoj mesazhet që më çonte mua Luana”, ja ktheu Ermali dhe nisi të lexonte.
“O shpiiiiirt, o më i bukuri, më i miri”, po lexonte Ermali duke habitur publikun, por nuk zgjati shumë dhe në fund vuri re se po lexonte mesazhet nga e ëma dhe jo nga Luana./syri.net
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit