I ftuar në “Kafe shqeto” në Syri Tv, Ermali Mamaqi ka rrëfyer angazhimet e fundit dhe ditët e karantinës. Nisma më e re e tij një webinar “Mëso sekretet dhe teknikat e suksesit” pritet të nis më 25 qershor. Përveç sekreteve për të qenë i sukseshëm, Ermali pret pyetje nga dëgjuesit.
“Kam parë shumë njerëz që e bëjnë këtë dhe në Shqipëri. Disa nga miqtë e mi e bëjnë prej vitesh, siç është Vasil Naçi ose Eglen Bici. Nga gjithë këto vite që jam trajnuar, tashmë kam krijuar një trajnim të tim. Kam mbledhur informacionin duhet dhe jam bërë si ata njerëzit, që kanë qenë shumë sëmurë, kanë pirë shumë ilaçe saqë kur teshtijnë shërojnë dikë padashje”, ka thënë Ermali. “Ka një arsye pse jemi vendi më i varfër në Europë, pasi të gjithë ne mendojmë se jemi të varfër. Që të ndryshosh ndjenjat duhet të ndryshosh mendimet. Për ta bërë këtë duhen disa teknika, të cilat mund t’i marrësh nga libra dhe trajnime të ndryshme. Do ketë edhe pyetje në fund mbasi të mbaroj trajnimi. Njerëzit duhet të rregjistrohen në rrjetet e mia sociale, ku gjndet një link. Ky webinar është falas”, ka treguar moderatori.
Sa i përket produksioneve filmike, Mamaqi ka pohuar se është në zgjedhje të skenarit të filmit tjetër dhe se po punojnë fuqimisht për ta sjell sa më parë. Pyetjes së moderatorit Flavio Qarri nëse ka ndierë ndonjë moment zilie në jetën e tij, Ermali i është përgjigjur: Jo, përkundrazi. Ambicia nuk quhet zili dhe ajo pjesa e të shoqëruarit, dua t’ju them të gjithëve atyre që po na shohin sot, të bëjnë një reflektim ose të mendojnë se cilët janë 5 njerëzit, me të cilët ti kalon më shumë kohë në jetën tënde. Gjej kush janë ata. Më vjen mirë apo keq, po do të them që ti je i 5-ti apo i 6-ti. Kështu nëse ti po rri me 5 gazetar, ti je i gjashti…
Më tej, aktori pohoi se ka larguar njerëz nga kompanitë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Ai tha se për të kjo kohë ka qenë mjaft e qetë dhe se ka kaluar mirë me familjen.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...