Komediani dhe producenti i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi, së shpejti do të nisë xhirimet e sezonit të dytë të serialit të tij “H.O.T”.
Seriali i zhanrit dramë-komedi, në të cilin trajtohet një histori dashurie e lidhur me intriga, në këtë edicion të dytë duket se do të ketë edhe yllin e “Perputhen”, Bora Zemanin.
Këtë e ka bërë të ditur vet producenti i këtij projekti, ndonëse bëri edhe disa deklarata të tjera në lidhje me moderatoren.
Ai tha se Bora e ka rritur çmimin pas zhurmës së madhe që bëri në Big Brother VIP.
“Bora do të jetë personazh i ri, nuk është zëvendësuar me askënd. Megjithatë, kemi vetëm një problem që besoj se do ta kalojmë, kemi sfidë me Borën dhe uroj që ajo ta shikojë këtë emision dhe të bëjë një lloj ndryshimi në mendimet e saj”, u shpreh Ermali.
“Ngaqë është bërë gjithë kjo zhurmë, Borës i është rritur shumë tangërlliku dhe Bora ka një çmim shumë të lartë tani. I bëj thirrje shikoje edhe njëherë ofertën, sepse ndryshe folëm në fillim ndryshe folëm pas Big Brotherit”, ka thënë më tej ai.
Sezoni i parë ndërkohë kishte disa yje si: Klea Huta, Megi Pojani, Irgen Cela, Monika Lubonja etj.
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë