Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.
Ai është zëri i përzgjedhur i shumë çifteve në ditën e tyre të dasmës dhe si rrjedhojë sezoni i tij veror është gjithmonë i ngjeshur me dasma dhe koncerte të shumta.
Në gjithë ato mbrëmje muzikore që ka mbajtur ndër vite, zor se mund të ketë ndonjë rast që nuk i ka ngelur në mendje, qoftë për të mirë apo për të keq.
Në një nga kronikat e emisionit “Prive”, këngëtari Fejzullahu ka kujtuar së fundmi se si në vitin 2015, kishte përjetuar një sulm paniku në një dasmë.
Ai tha se fillimisht kur mori mikrofonin të këndojë, të rrahurat e tij të zemrës u shpejtuan aq sa ai u detyrua të thërrasë djemtë e restorantit, për ta ndihmuar që ta dërgojnë në spital.
Ermali tregoi se në atë moment kishte marrë trajtimin e duhur mjekësor, por që vetëm pas gjashtë muajsh kontrolle dhe ekzaminime, ishte vërtetuar se ai ka përjetuar sulme të panikut.
Përkundër stigmës dhe paragjykimeve të shumta për shëndetin mendor në vend, ai pranoi se probleme të tilla duhet të vihen në pah, pasi janë gjëra normale dhe përvoja të tilla, ndikojnë që njerëzit më pas të tregojnë edhe më shumë kujdes për shëndetin e tyre.
Shqipëri–Kosovë, mbledhja në Prishtinë e dy Kuvendeve, publi...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...
Operacion i EUROPOL dhe SPAK: Nëntë të arrestuar, konfiskohe...
Nesër prezantohet qasja e Qeverisë për Programin për Paranda...
“Edhe ky shumë dyfytyrësh” – Për cilin banor e ka fjalën Xhe...