Ashtu siç kishin paralajmëruar, Ermal Fejzullahu dhe Romeo Veshaj po vijnë me një bashkëpunim të parë.
Dyshja prej ditësh kanë ngacmuar fansat për një këngë të re dhe pritjes i ka ardhur fundi, pasi ata kanë zbuluar kohën e publikimit të këtij projekti.
Përmes llogarive përkatëse në Instagram, Ermali dhe Romeo kanë njoftuar se kënga mban titullin “Më e mira” dhe do të lansohet të shtunën (18 qershor).
“Më e mira, nesër në ora 19:00, me më të mirin Ermal Fejzullahu”, ka shkruar Romeo në mbishkrimin e postimit.
Theksojmë që kënga do të jetë e kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa producent i saj është kantautori, Elgit Doda.
Kujtojmë që Romeo dhe vëllai tij, Donaldi krahas karrierave si aktor dhe prezantues së fundmi janë fokusuar edhe në muzikë dhe tashmë numërojnë disa këngë.
Projekti I tyre muzikor është bashkëpunimi me Elgitin “Picasso” e lansuar në prill dhe tashmë numëron mbi 7 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua