Google ADS

Erjona vazhdon të marrë vëmendjen me pozat e saj

19:26 | 10 Mars 2019
Arbresh.info

Derisa po bën rolin e modeles, Erjona Sulejmani vjen në poza mjaft atraktive që nuk e lënë askënd indiferent. Ndërsa disa prej fotografive të realizuara, bukuroshja i shpërndan në profilet e saj në rrjetet sociale.

Gjatë të dielës, ajo e ka publikuar një imazh, në të cilin shfaqet me të brendshme të zeza teksa qëndron mbi një karrige.

Ndërsa gjatë ditëve të kaluara, Erjona ka publikuar disa fotografi të tjera, ku shfaqet joshëse dhe ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime.

Erjona ka qenë e martuar me futbollistin shqiptar, Blerim Xhemaili, me të cilin u ndanë në vitin 2017.

Bukuroshja shqiptare u bë e popullarizuar në mediat rozë falë dukjes së saj gjatë prezencës në tribunat e stadiumeve, ku mori vëmendjen e fotografëve.

Ajo ishte ndër femrat që mori vëmendjen gjatë ‘Euro 2016’, sidomos në ndeshjet kur luante Zvicra, skuadër të cilën e ka përfaqësuar ish-burri i saj.

Asokohe, versioni italian i revistës GQ e shpalli Erjonën si tifozen më atraktive dhe bëri një fotosesion të veçantë me të.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme