Jeta personale është një aspekt që kryetari i Bashkisë së Tiranës e eviton shpesh, por në intervistën e fundit për emisionin ‘Me Shukin’ në ‘RTV Dukagjini’ le ët themi që Erion Veliaj ka folur me doza të larta për këtë pjesë.
Për herë të parë ai ka rrëfyer se gjatë kohës që ka jetuar në Kosovë në vitin 1999- 2000 ka patur një të dashur nga Kosova.
Aktualisht kryebashkiaku është i martuar me juristen Ajola Xoxa, pas një lidhjeje shumë-vjeçare dhe pritet të bëhen prindër këtë vit siç edhe Veliaj është shprehur këto kohë. Më pas, moderatori Shuki e ka pyetur të ftuarin nëse ka provuar ndonjëherë barin. “Unë e kam provuar, s’jam shumë krenar për këtë. Por, kjo është një gjë që e ka bërë çdo adoleshent që është rritur në Tiranë. Por besoj që është tjetër gjë, diçka që një adoleshent e provon për kuriozitet dhe është tjetër gjë diçka që një qeveri e promovon aktivisht. Nuk jam për legalizim në Shqipëri”, ka thënë Veliaj.
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin