Erion Veliaj paralajmëron festë mbështetëse për Jonida Maliqin

12:11 | 19 Shkurt 2019
Arbresh.info

I pari i Tiranës, Erion Veliaj ka paralajmëruar një festë mbështetëse për Jonida Maliqin, e cila këtë vit do të marrë rrugën për në Izrael ku do ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e këngës “Eurovision 2019”.

Veliaj ka paralajmëruar se do të organizojnë një festë mbështetëse të paparë në sheshin “Skënderbej”.

“Kemi një surprizë të paparë me Jonida Maliqi për Eurovision 2019! Teksa ajo shkon të na përfaqësojë në Izrael, ne do të kemi një festë mbështetëse të paparë në sheshin “Skënderbej”.FORCA JONÇE! ka shkruar Veliaj në profilin e tij në Facebook.

Jonida Maliqi do ta prezantojë Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”, të cilën do ta këndojë në shqip. Kujtojmë se vitin e kaluar, Shqipëria u përfaqësua nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.

Datat e Eurovision 2019 janë planifikuar të mbahen më 14, 16 maj (gjysmëfinalet) dhe 18 maj (finalja) në Tel Aviv të Izraelit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme