Era publikon trailerin e këngës “Selfish”

11:11 | 13 Shkurt 2019
A. B.

Era Istrefi është në pritje të lansimit të këngës së saj më të re për tregun ndërkombëtar.

“Selfish” mban titullin kënga më e re e këngëtares shqiptare, të cilën do ta sjellë të premtën në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike, shkruan portali arbresh.info

Kënga “Selfish” dhe xhirimet e klipit janë bërë në Los Angeles, e performanca e këngëtares kosovare duket se do të jetë e veçantë.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja në një video të shkurtër të publikuar në Instagram e cila ka zgjedhur që ta ndajë me ndjekësit e saj trailerin e klipit.

https://www.instagram.com/p/BtzO__ejjQm/?utm_source=ig_embed

Përveç kësaj kënge, Istrefi do të publikojë edhe një bashkëpunim në shqip me motrën e saj, Norën.

Xhirimet e këtij klipi janë kryer në Prishtinë, ndërsa pritet të publikohet shumë shpejt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme