Era Istrefi zbulon detaje të reja nga projekti i radhës

23:57 | 20 Qershor 2018
Arbresh.info

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi është duke shënuar sukses të një pas njëshme në tregun ndërkombëtar.

Ajo së fundi ka lansuar këngën e re ‘Prisioner’ në versionin audio ndërsa ka paralajmëruar që kjo këngë shumë shpjet do të vijë edhe me bashkëpunim, shkruana arbresh.info.

Në disa imazhe të publikuara në Instagram Era ka zbuluar prapaskenat e klipit më të ri të saj.

Këngëtarja kosovare ka përfunduar xhirimet e klipit të cilat janë bërë në Xhamajka ndërsa Era ka zbuluar prapaskenat, për të cila ka deklaruar se ka pasur edhe vështirësi gjatë xhirimeve por që ia kanë vlejtur.

Përveç kësaj ajo ka zbuluar edhe protagonistin e videoklipit i cili është aktori Shepherd Sheldon.

“Përgëzime për Shepherd Sheldon, aktorin në videoklipin tim “Prisoner” që do të lansohet shumë shpejt. Kam rënë nga skuteri, jam bërë e pa pastër, e kemi vuajtur shumë, por ja vlejti. Mendoj se të gjithëve do t’iu pëlqejë”, u shpreh Era në postim

Ndryshe Era së fundi u bë pjesë e këngës zyrtare të kampionatit botëror ‘Rusia 2018’ e cila iu bashkua yjeve Will Smith dhe Nicky Jam në projektin ‘Live it Up./Arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BkQVSvoDX97/?taken-by=strefie

https://www.instagram.com/p/BkQSd_rjiNg/?taken-by=strefie

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme