Google ADS

Era Istrefi uron mbesën e saj me rastin e ditëlindjes

18:26 | 15 Maj 2019
A. B.

Vajza e Robertit dhe Nora Istrefit Renee sot feston ditëlindjen e saj të katërt.

Tezja e saj ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për mbesën e saj bukuroshe, shkruan portali arbresh.info.

Era Istrefi ka zgjedhur që përmes Instagramit ta urojë bukuroshën Renee.

“Urime ditëlindjen për mbesën time Renee. Jam shumë e lumtur dhe krenare me ty. Shpresoj ta dish sa shumë të dua ty engjëll i vogël”, shkruan Era.

Ndryshe, Era është duke e shijuar suksesin e këngës së re “Nuk e di” në duet me motrën e saj, Nora Istrefin.

Ky projekt i motrave Istrefi u prit mjaft mirë nga publiku, por që më shumë u komentuan për performancën atraktive në videoklip. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme