Era Istrefi këngëtarja e famshme është bërë një emër i njohur edhe në tregun ndërkombëtar.
Ajo ka pasur një vit plot me suksese të jashtëzakonshme në mbarë botën, shkruan portali arbresh.info.
Tashmë ka publikuar edhe projektin më të ri të muzikës, por të cilin e ka sjell në versionin audio. “Anything More”, titullohet kënga më e re bukuroshes sonë që i shton koleksionit të shumtë të këngëve në gjuhën angleze.
Ajo kësaj radhe ka zgjedhur të bashkëpunojë me artistin amerikan me prejardhje japoneze, Steven Hiroyuki Aoki, i cili njihet edhe si DJ dhe producent dhe është shumë i famshëm.
Kënga është mjaft ritmike dhe pritet të bëhet një hit gjersa biondina shkëlqen me zërin e fuqishëm.
https://www.instagram.com/p/Bp9n7PGDqWL/
https://youtu.be/6b1NMExpF2Q
Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e bukuroshes kosovare pasi që ka paralajmëruar edhe disa projekte të reja që pritet t’i publikoj në vazhdimësi. / arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë