Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ashtu si shumë kolegë të saj ka pezulluar të gjitha aktivitetet muzikore shkaku i coronavirusit.
Ajo ndërkohë vazhdon të jetë herë pas here aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj, shkruan portali arbresh.info
Mirëpo së fundmi ajo vendosi të sjellë për fansat diçka interesante, duke realizuar kështu një “cover” të një prej këngëve më të famshme të Frank Ocean.
Bëhet fjalë për këngën shumë të njohur “Cayendo”, të cilën Era e ka sjell në një ripërpunim të veçantë, në stilin e saj.
Istrefi përndryshe është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit, me Ilkay Sencan dhe Arash.
Kënga e titulluar “No Maybes” është pritur shumë mirë nga fansat, teksa Era ka paralajmëruar se do të vazhdojë të sjellë këngë për rrafshin ndërkombëtar. /arbresh.info/
KB Peja po e ‘pastron’ skuadrën, çfarë po paralajmërohet nga...
“Horror!”- Rovena, Driloni dhe Leo komentojnë për përplasjen...
IKSHPK-ja rendit simptomat dhe jep këshilla për parandalimin...
20 raste të vjedhjeve gjatë javës që shkoi në rajonin e Feri...
Haradinaj: Në numrin 137 është fitorja e Kosovës
Mbi 3 orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova