Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit që e riktheu në muzikë.
Kënga me titull “Babe” është pritur tejet mirë nga fansat dhe është shndërruar në një senzacion në rrjetin social TikTok.
Era ndërkohë po vazhdon të jetë aktive për fansat e saj edhe në platforma të tjera të rrjeteve sociale, duke publikuar për ta fotografi dhe video të ndryshme.
Së fundmi, këngëtarja e hitit “Bonbon” ndau me fansat e saj në Instagram disa imazhe të reja, ku është dukur mjaft atraktive dhe provokuese.
Ajo ka pozuar me një palë mbathje të bardha të markës “Balenciaga”, të veshura mbi geta me material rrjete, shoqëruar me një bluzë të shkurtër sipër.
Duke u dukur edhe më atraktive, Istrefi kishte veshur edhe një palë çizme të zeza, të cilat i jepnin një pamje edhe më provokuese.
Me flokët e bardha dhe të zeza të gjata deri te beli, këngëtarja bëri që e gjithë vëmendja e fansave të saj të kthehet nga ajo për këtë paraqitje.
Era ka paralajmëruar se do të jetë shumë më aktive këtë vit, duke publikuar këngë të reja për fansat e saj, që prej kohësh kanë qenë në pritje. /Telegrafi/
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%