Asokohe, Era postoi në rrjetin social edhe një foto duke bërë shqiponjën, foto të cilën iu desh ta fshinte, por veprimi i saj solli tepër reagime dhe bëri bujë.
Era tregoi sot në “Më lër të flas” se ia kërkuan organizatorët e FIFA-s që ta fshinte foton pasi ishte cilësuar si lëvizje politike.
“Njerëzit nuk duan ta dini sesi ka qenë. 2 bilionë njerëz e kishim audiencën. Puna ime është të dal në skenë për të kënduar, çka mi ka ndez ndjenjat shumë ka qenë suporti i shqiptarëve dhe kjo është përcjellë te unë shumë. Në një moment e bëra edhe shqiponjën sepse e ndjeva dhe ishte moment i bukur shumë, por më thanë që duhet ta fshihja se është lëvizje politike. M’i lëndoj pak ndjenjat, me të thënë të drejtën unë u lëndova pa fund, u ndjeva e diskriminuar, qava, thash pse s’mund të jem krenare.
Çfarë kishte gabim, por u mundoja t’i kuptoja dhe e hoqa. Por më e rëndësishme ishte ndjenja dhe fotoja nuk kishte aq rëndësi. Por pas një viti e kam nxjerrë prapë”, tha Era./TCh/
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...