Google ADS

Era Istrefi paralajmëron bashkëpunim me këngëtarin e famshëm shqiptar

07:06 | 6 Prill 2018
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur Era Istrefi ka publikuar para pak ditësh këngën “Origami” në bashkëpunim me DJ Maphorisa por Era premton se nuk do të ndalet këtu.

Në një foto të postuar në instastory, ajo ka njoftuar se është duke punuar me Claydee dhe së shpejti do të vijë me një tjetër këngë.

Këngëtari i hitit “Mamacita” ka bashkëpunuar më parë me Ermal Mamaqin, Faydee si dhe me këngëtarë të tjerë të njohur. Me siguri që edhe ky bashkëpunim do të ketë shumë sukses!

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme