Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, këto ditë është duke qëndruar në Prishtinë për xhirimet e klipit të ri.
Ajo ka gati një këngë shqip në duet me motrën e saj, Norën, e cila pritet të publikohet me 19 prill, shkruan portali arbresh.info
Era njihet si ndër këngëtaret e cila eksperimenton shumë me stilin e saj e sidomos me flokët, edhe kësaj radhe ka vepruar njësoj, ajo këtë herë është bërë tërësisht bjonde dhe kjo ngjyrë e flokëve lirshëm mund të thuhet se i shkon mjaft shumë.
“Bjonde e shëndetshme”, ka shkruar ajo.
Përndryshe, Era vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme. /arbresh.info/
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK: Nuk ka vend për panik...