Sot (e martë) në sheshin e Prishtinës është mbajtur parada e parë e komunitetit LGBTI në Kosovë, me sloganin “Në emër të dashnisë”.
Paradën e përshëndeti edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, si dhe ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha.
Ndërkohë, të pranishëm në paradë ishin disa prej fytyrave publike të artit si Melihate Qena e shumë të tjerë, gjersa disa nuk e mbështetën fare këtë paradë.
Ishte këngëtarja Dua Lipa ajo e cila përshëndeti nga larg paradën e LGBTI-së, të organizuar në kryeqytet përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Twitter.
E lumtur për këtë organizim duket të jetë edhe këngëtarja Era Istrefi, e cila ka publikuar disa imazhe të paradës në InstaStory.
“Dita e parë e paradës në Prishtinë. O Zoti im, jam kaq krenare”, ka shkruar Era në mbishkrimin e një prej fotografive të paradës së LGBTI-së.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...