Era Istrefi është një tjetër artiste nga Kosova me famë ndërkombëtare, e cila e lindur dhe e rritur në Prishtinë, arriti që me artin e saj të tejkalonte kufijtë shqiptarë.
Në Kampionatin Botëror të vitit 2018, ajo u bë këngëtarja e parë shqiptare që këndoi himnin e evenimentit më të madh në botën e futbollit.
Në bashkëpunim me Nicky Jam dhe Will Smith, ajo interpretoi këngën ” Live It Up”, e cila u bë hit i madh botëror.
Ndërsa e gjithë kjo kulmoi me performancën e 24-vjeçares në Luzhniki Stadium në Rusi, në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror, ku edhe u zhvillua finalja e madhe.
Derisa i bëri krenarë të gjithë shqiptarët me interpretimin e saj në skenën e madhe krahas dy yjeve të famshme, Era u kujdes që më pas në stadiumin Luzhniki ta bënte simbolin e shqiponjës me duar.
Dhe pikërisht atë fotografi, këngëtarja e popullarizuar e ka shfrytëzuar për ta shoqëruar urimin e saj për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë”, ka shkruar Era duke e uruar vendin e saj për 11-vjetorin e shpalljes shtet.
https://www.instagram.com/p/Bt_EwLNDSWb/?utm_source=ig_embed
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...