Po raportohen akoma se shumë ndihma të dërguara nga Kosova për në Shqipëri pas tërmetit të tmerrshëm, janë duke u keqpërdorur nga disa persona.
Dhe për këtë pati reagime të ndryshme nga këngëtarët, e posaqërisht për ata që ndihmuan nga afër popullin shqiptar me gjëra materiale, madje për gjithë angazhimet e tjera.
Së fundmi, këngëtarja me famë ndërkombëtare, Era Istrefi ka bërë thirrje të mos keqpërdoren ndihmat përmes një postimi të hedhur në rrjetin social, Instagram.
“Ju lutem mos i keqpërdorni ndihmat, rrini të ndershëm”, ka shkruar ajo mbi një fotografi të saj në të cilën shkruan “Lutuni për Shqipërinë”.
Nga ana tjetër, Era ka uruar edhe festën e Pavarësisë me një fotografi të sajën të realizuar në finalen e Kampionatit Botëror në Rusi me përshkrimin, “Urime dita e Pavarësisë”.
Përdryshe, tërmetet e fuqishme në Shqipëri kanë lënë 41 persona të vdekur e mbi 650 tjerë të lënduar, derisa shumë prej të mbijetuarve janë strehuar në Kosovë për një kohë.
Konjufca takon banorët e Smrekonicës së Vushtrrisë, flasin p...
Blinken: Ideja e Trumpit që SHBA-ja ta marrë nën kontroll Gr...
Policia me operacione të befasishme në Prishtinë, arrestohen...
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respek...
ZYRTARE: Ergys Kaçe largohet nga Gjilani
Katër karateistëve kosovarë iu ndalohet hyrja në Gjeorgji, h...