Era Istrefi është një ndër zërat më premtues në industrinë muzikore botërore. Pas bashkëpunimit me yjet ndërkombëtare, Nicky Jam dhe Will Smith në këngën ‘Live It Up’, Era nuk di të ndalet.
Ka qenë vetë faqja e ‘Ultra Music’ që ka zbuluar se këtë të premte do të publikohet bashkëpunimi i Istrefit me një tjetër yll botëror.
Bëhet fjalë për Konshens, krijuesin e HIT-it, ‘Policeman’ në bashkëpunim me Eva Simons, këngë e cila ka rreth 100 milion klikime.
Madje Konshens ka bashkëpunuar edhe me Cardi B në këngën ‘Back It Up’.
Shumë shqiptarë u ngatërruan kur dëgjuan në fillim HIT-in, ‘Policeman’ kënduar nga Eva Simons.
Kjo pasi kishte ngjashmëri zëri mes Erës dhe Simons. Por tani lajmi i mirë u konfirmua dhe këtë të premte do shijojmë “Oh God” nga Era Istrefi dhe Konshens.
Por Capital T ç’lidhje ka me këtë projekt?
Pak ditë më parë Era na tregoi se ndodhej krah reperit shqiptar, por si duket e vërteta është ajo ka punuar në studion e Authentic, ku bën pjesë dhe Capital T dhe këtë e ka bërë të ditur edhe reperi shqiptar.
https://www.instagram.com/p/BlinsR1ljWs/?utm_source=ig_embed
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...