Google ADS

Era Istrefi duket joshëse edhe në veshje sportive

14:42 | 1 Shkurt 2022
A. B.

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që i ka munguar skenës me projekte të reja muzikore.

Megjithatë, ajo po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale me publikimin e postimeve të ndryshme, shkruan arbresh.info

Ajo së fundmi ka marrë vëmendje me disa fotografi të realizuara kur erdhi e veshur në tuta të zeza sportive të cilat i kombinoi me një palë atletet me ngjyrë të verdhë.

Me një grim të lehtë në fytyrë dhe flokët e gjata, Era dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet joshëse.

Era në këtë periudhë është shumë e fokusuar duke punuar në albumin e ri, për të cilin akoma nuk ka dhënë ndonjë detaj. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme