Era Istrefi do të performojë krah Lil Wayne në skenën e Los Angeles

15:14 | 27 Nëntor 2018
Arbresh.info

Era Istrefi është ylli shqiptar në ngritje.

Që nga suksesi i këngës ‘Bon bon’, këngëtarja shqiptare Era Istrefi nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan lajmi.net.

Ajo çdo herë e më shumë po ngjitet shkallëve të suksesit botëror dhe ky fakt po duartrokitet si nga publiku ashtu edhe kolegët e saj këngëtarë.

Pasi u bë zëri i himnit të Kampionatit Botëror, ajo tash po performon pranë yjeve të famshëm.

Me këngëtarin britanik Jonas Blue, këngëtarja shqiptare solli hitin “Purpose” dhe me artistin Steve Aoki, ajo prezantoi këngën “Anything More”.

E surpriza më saj më e madhe duket se është ruajtur për vitin 2019, saktësisht datën 10 janar atëherë kur Era do të performojë pranë këngëtarëve më në zë, ndër ta Lil Wayne.

Burime pranë këngëtares Era Istrefi zbulojnë për “iconstyle.al” se Era do të performojë në koncertin e organizuar në Austin, Teksas së bashku me Lil Yatchy, Migos si dhe Lil Wayne.

Nga ana tjetër, pritet që këngëtarja Era Istrefi të bashkëpunojë klipin me Hitimpulse dhe kënga do të titullohet ‘Where’s Your Love Boy”, ku ajo do të këndojë në gjuhën shqipe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme