Bënë “namin” me videon virale duke u përqafuar në Prishtinë, por më pas u konfirmua se Era Istrefi dhe Don Xhoni do të publikojnë një bashkëpunim dhe kjo ishte arsyeja e takimit të tyre.
Era dhe Don Xhoni lajmëruan përmes një postimi në Instagram se do të sjellin një bashkëpunim së bashku, të titulluar “Hala.”
Mirëpo pas kësaj ata nisën të bëjnë deklarata të papritura rreth njëri-tjetrit, që ishin pjesë nga kënga e tyre e re. Por, së fundmi Era Istrefi dhe Don Xhoni janë rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes. Dyshja ishin në koncert së bashku dhe teksa po performonin këngën e tyre në skenë, në një moment Don Xhoni i afrohet këngëtares në dukje për t’i dhënë një puthje.
Megjithëse është e paqartë nëse Era dhe Don Xhoni kanë shkëmbyer një puthje në buzë, fansat duken mjaft të emocionuar nga ideja se artistët mund të jenë çifti më i ri i showbizit. Ende nuk ka asnjë reagim nga dyshja, dhe mbetet për t’u parë nëse me Era Istrefit dhe Don Xhonit po nis diçka.
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...