Era Istrefi arrin shifrën e një milion ndjekësve në Instagram

13:56 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Përveç intervistave dhe rrëfimeve në emisionet televizive Vip-at e showbizz-it aktualisht kanë edhe një tjetër mjet komunikimi i cili aktualisht po rezulton goxha i suksesshëm.

E kemi fjalën për Instagramin, rrjetin social ku në të cilin shikojmë shumë yje të komunikojnë me fansat e tyre pothuajse në çdo moment të jetës, shkruan Intv.al.

Pas Noizyt, Encës, Luana Vjollcës edhe Elvana Gjatës edhe një super vajzë e talentuar e showbizz-it ka arritur 1 milionë fansa në Insta.

E kemi fjalën për këngëtaren Era Istrefi e cila lajmin e mirë e ka dhënë me anë të një video të postuar në profilin e saj në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BiVIgovDIqt/?taken-by=strefie

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme