Këngëtarja Era Istrefi dje (e enjte) publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram trailerin e klipit të ri “Oh God”, në bashkëpunim me Konshens.
“Nesër”, shkruante ajo në mbishkrimin e videos, duke u bërë kështu të ditur fansave se kënga e saj e re do të lansohej sot (e premte).
https://www.instagram.com/p/BlsmBCQAc3k/?taken-by=eraistrefi
Mirëpo diçka e papritur ndodhi, teksa klipi i saj u lëshua në kanalin YouTube para kohe.
I paraparë të publikohej sot, kënga dhe klipi “Oh God” u publikua dje (e enjte) në orët e vona.
Era Istrefi i njoftoi fansat të premten për këngën e saj të re “Oh God”, e cila në fakt u publikua të enjten (Foto: Era Istrefi/Instagram)
E mesa duket edhe vet këngëtarja për këtë gjë nuk ka qenë në dijeni.
Siç ndodh zakonisht me çdo projekt që publikohet, këngëtarët e shpërndajnë menjëherë linkun në rrjetet sociale për fansat.
E kjo gjë te Era Istrefi ndodhi me vonesë, atëherë kur mbase edhe e kuptoi që kënga e saj e re ishte publikuar më herët se ç’duhet.
Tek sot (e premte), Istrefi ka bërë një postim në Instagram duke lajmëruar ndjekësit e saj se kënga “Oh God” gjendet tashmë në YouTube.
Një vonesë e tillë në promovimin e këngës ka bërë fansat të aludojnë se Era nuk ka qenë fare e informuar që kënga u publikua dje.
Sido që të jetë, e gjithë kjo situatë duket të ketë qenë një lapsus i vogël ose ngatërresë e produksionit.
Në vetëm pak orë pasi është publikuar në YouTube, kënga “Oh God” ka arritur të marrë pëlqime dhe komente të mira nga fansat e Erës dhe artistit Konshens. /Telegrafi/
Arrestohet një person në Zveçan për armëmbajtje pa leje, sek...
Policia shqiptoi 1 mijë e 554 gjoba trafiku për një javë në ...
Von der Leyen vazhdon turin ballkanik – nesër vjen në Kosovë
Përfshihet nga zjarri një veturë në Ferizaj
Arrestohet një burrë nga Deçani, vodhi pyllin
Kush do të jetë banori i parë që do të largohet nga shtëpia ...