Google ADS

Era dhe Buta shumë shpejt sjellin duetin e tyre të parë

19:42 | 4 Nëntor 2022
K.B

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi ka paralajmëruar bashkëpunimin e radhës me një tjetër reper.

Ajo ka bashkuar forcat me reperin e njohur, Buta në të sjell duetin me titullin “5AM”.

Kështu ka bërë të ditur krijuesja e hitit “Bebe” në një postim që ka bërë sot në llogarinë e saj në Instagram.

Era gjithashtu ka bashkangjitur kopertinën e projekti muzikor, i cili pritet të publikohet të enjten, më 10 nëntor.

“E dimë që keni qenë duke pritur për këtë, le të çmendemi, e enjte 6pm (18:00)”, ka shkruar Era në imazhin ku shihet përkrah Butës.

Era aktualisht po shijon suksesin e një tjetër bashkëpunim me reperin e njohur, Don Xhoni.

Dyshja vetëm pak javë më parë publikuan këngën “Hala”, e cila deri më tani ka grumbulluar mbi 20 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme