Google ADS

Era, 5 milionë klikime brenda 5 ditëve me “Redrum”

12:51 | 1 Mars 2017
Arbresh.info

Këngëtarja kosovare e cila po korr suksese të jashtëzakonshme ndërkombëtare pas hitit “Bon Bon” është duke thyer rekorde edhe me këngën e saj të re “Redrum”.

Era e ka publikuar këngën e re me klip të premten e kaluar dhe brenda vetëm pesë ditësh ajo ka arritur të marrë më shumë se 5 milionë klikime në You Tube, shkruan portali arbresh.info.

Kënga është punuar nën produksionin e Sony Music ndërkohë që edhe klipi është zhvilluar në Los Angjelos./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme