Këngëtari Enrique Iglesias dhe bashkëshortja e tij Anna Kournikova janë bërë prindër për herë të tretë. Pas binjakëve Lucy dhe Nicholas ata jaë bërë prindër të fëmijës së tretë, gjinia e të cilit nuk është bërë e ditur.
Lajmin për ardhjen në jetë të fëmijës së tretë të çiftit e ka zbuluar vëllai i Enriques, Julio Iglesias Jr. Ai e ka zbuluar lajmin në një prononcim për radion AND.
I pyetur për gjininë e fëmijës që ka ardhur në jetë, Iglesias Jr. nuk e ka zbuluar duke theksuar se “është sekret”. Tenistja ruse dhe këngëtari i pop-it janë së bashku që prej vitit 2001, kur u takuan në xhirimet e videoklipit të tij, “Escape”./Opinion
Një surprizë, si asnjë tjetër – Takimi i Sarës me dy miqtë e...
Shtëpia e modës Prada po shqyrton mundësinë e blerjes së mar...
Leverkuseni i Xhakës mposht Dortmundin, ‘kërcënon’ Bayernin
Shkupi, s’është më qyteti më i ndotur në Evropë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Pse ndonjëherë nuk funksionojnë lidhjet?