Këngëtari i njohur shqiptar, Enis Bytyqi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Andere Wege” mban titullin kënga e tij e parë në gjuhën gjermane, të cilën fillimisht e ka publikuar në Spotify e më pas edhe në YouTube.
Kënga vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërkohë që artisti nga Ferizaj edhe këtë herë i qëndron besnik stilit të tij muzikor.
Për projektin është përkujdesur producenti i njohur Rzon, kurse videoja i është besuar Martin Flindt.
Këngëtari befason me paraqitjen skenike e po ashtu edhe me stilin e tij të veçantë.
Enisi përndryshe prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani, madje tanimë ka zhvendosur të gjitha aktivitetet muzikore atje.
I njëjti po vazhdon të jetë shumë i angazhuar me prurje muzikore, që priten gjithnjë mirë nga publiku . /Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...