Tre ditë më parë ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana, ka prezantuar hapjen e Fondacionit Lorik Cana 5.
Në atë mbrëmje ishin të pranishëm personalitete të shumta nga bota e sportit, politikës, diplomacies dhe showbizit shqiptar.
Edhe Eni Vasili ka qenë një ndër të ftuarat e Lorik Canës, por ajo nuk ka shkuar vetëm. Për herë të parë partneri i saj e ka shoqëruar në një mbrëmje ku kishte të ftuar, media dhe kamera.
Sipas Panoramaplus, ai është një inxhinier që jeton në Londër prej shumë vitesh dhe është njohur me Enin në një mbrëmje miqsh të përbashkët. Ajo nuk ka pranuar të lërë Tiranën për t’iu bashkuar në Londër, por ai po. I ka lënë të gjitha dhe është kthyer në Shqipëri për t’iu prezantuar publikisht si partneri i gazetares Eni Vasili.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit