Këngëtarja Eni Koçi, si e ftuar në emisionin ‘Rudina’ në TV Klan sot promovoi projektin e ri ‘Hold UP’ dhe jo vetëm.
Në një pjesë të intervistës, Eni u pyet edhe për dashurinë, ndonëse sipas të gjitha gjasave me një kompromis për të mos u thelluar në detaje.
Duke i rënë nga Kina, Koçi pranoi se është e dashuruar me gjëra që i falin dashuri, nga familja e deri tek puna dhe karriera.
Në asnjë moment, as nga ana e prezantueses e as nga ajo e këngëtares nuk u përmend Genc Prelvukaj por rrotull, këngëtarja tha se nuk i pengojnë shkrimet e portaleve sipas qejfi të tyre.
Ajo nuk zgjodhi raportimin mbi lidhjen si shembull, por një dezinformatë në lidhje me mungesën e nënës për të dëshmuar se mediat shpesh edhe gabojnë por këtë e merr shtruar.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...