Eni Koçi si një barbie e vërtetë (FOTO)

23:04 | 10 Qershor 2017
Arbresh.info

Motra e vogël e Greta Koçit që tashmë është rritur edhe profesionalisht dhe ka krijuar emrin e saj të përveçëm, po njihet gjithmonë e më shumë. Me këngë, koncerte dhe foto të ndryshme që ndan herë pas here, ajo është gjithmonë e pranishme në mediat rozë.

Sigurisht një rol të madh në këtë njohje luan edhe pamja. Këngëtarja me trup të bukur dhe fytyrën e një kukulle, flokët e gjatë biondë dhe veshjet me një stil të veçantë sa femëror dhe provokues, është kthyer në një nga femrat më të pëlqyera edhe pse në moshë shumë të re.

Dhe me pamjen e fundit, ngjan me një kukull Barbie, ndoshta edhe nga gërsheti super i gjatë, me dy ngjyra të ndërthurura, e verdhë dhe e kuqe, që e imagjinojmë më lehtë te kukullat sesa te vajzat!

Edhe pse tashmë kukullat Barbie ekzistojnë me një larmi ngjyrash flokësh dhe lëkure, përsëri në mendje janë ngulitur kukullat e para bionde dhe, po si ato që ekzistojnë me kostume dhe role të ndryshme, edhe Eni shfaqet me stile të ndryshme në sete duke ngjarë gjithmonë si një Barbie.

740ded62b19fb898f16f976f92317a90

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme