Eni Koçi riflet për blerjen e klikimeve:E vërtetë që dihet dhe nga fëmijët

20:25 | 26 Prill 2019
Trina Galanxhi

Ditën e djeshme, Eni dhe Greta Koçi ironizuan në Instagramet përkatëse çështjen e blerjeve të klikimeve, të cilën e risollën në vëmendje me anë të disa postimeve.

“3 milionë për 24 orë Madona ft. Maluma. Po çfarë janë Maluma dhe Madonna përpara 1- shave të Shqipërisë? Këtej nga ne kapen për 1 orë” shkroi Eni Koçi në Instagram.

Disa minuta pas saj, lidhur me klikimet ironizoi edhe Greta dhe fill pas këtyre deklaratave, disa portale shkruajtën se aludimi me shumë mundësi ishte një thumb për Dhurata Dorën, e cila një javë më parë publikoi këngën “Zemër” në bashkëpunim me Soolking- un, një projekt që aktualisht numëron mbi 2 milionë shikime.

Për të hedhur poshtë hamendësimin në fjalë, ka reaguar Eni, e cila me anë të një postimi tjetër sqaron edhe njëherë se ka dashur të nënvizojë fenomenin e blerjes së klikimeve dhe në asnjë rast nuk ka përmendur emër konkret. Sipas saj blerja e klikimeve është një e vërtetë që dihet tashmë edhe nga një fëmijë.

Ja çfarë shkruan konkretisht:

“Të dashur miq, disa gazetarëve u mjafton një reagim i imi për blerjen e klikimeve për të shpikur teori që askush nuk i merr vesh. Unë kam thënë një të vërtetë e cila tanimë dihet edhe nga një fëmijë. Ka pafund raste të blerjes që konkurencën e drejtë në muzikë e kanë kthyer në banalitet. Artisti jeton për respekt dhe audiencë reale. Si mund t’i thuash vetes artist kur blen audiencën?

Ky është shqetësimi im. Ka shumë artistët të mirë që i meritojnë milionat e botës, por ne kaq popull jemi. Pse nuk është gjë e çuditshme kjo? Maluma dhe Madonna që janë emra të mëdhenj të muzikës botërore arrijnë 3 milion për një ditë ndërsa shqiptarët kapin 1 milion në ditë, në mos më shumë.Unë nuk kam përmendur asnjë rast konkret, por kam thënë një fenomen që shumë artistë të respektuar i ka demotivuar ose e kanë lënë këtë punë. Po, secili që ka blerë le të hidhërohet nga postimi im, ndërsa ata që i kanë reale mos të shqetësohen sepse e dinë të vërtetën dhe audiencën reale që nuk ua tjetërson askush”/Opinion

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme