Eni Çobani u përfshi në një aksident automobilistik në muajin janar në Tropojë, kur makina e saj ra nga një lartësi prej 24 metrash.
Makina tip Audi Q5, që drejtohej nga moderatorja e rubrikës “Shihemi në gjyq”, ra nga rruga poshtë urës që lidh Bujanin me qytetin e Tropojës. E nisur për një seancë gjyqësore, Eni shoqërohej nga ministrja për Dialog e Kosovës Edita Tahiri. Aksidenti i ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Xhanës” mund të kishte qenë fatal për Çobanin, por fatmirësisht, ajo dhe ministrja Tahiri nuk patën pasoja të rënda.
E ftuar ditën e sotme tek “Rudina” juristja e njohur e seancave të ndërmjetësimit në Tv Klan ka rikujtuar edhe njëherë momentin e vështirë në të cilin kaloi. Data e aksidentit në fakt përkonte edhe me ditëlindjen e saj.
Ajo u shpreh se aksidenti i ka ndryshuar gjithçka në mënyrën se si ajo e shikon jetën por edhe e ka bërë të kuptojë se jeta dhe shëndeti janë mbi gjithçka. Ende nuk e ka kaluar traumën psikologjike dhe shpirtërore por nuk ka kaluar më në ato rrugë pasi i kujtohet aksidenti. Zonja Eni ka rrëfyer se pak përpara aksidentit ka thënë disa fjalë që sot mikesha e saj ministrja Tahiri ia kujton.
“Aksidentin e kam harruar, por jo atë fjalë që më the”, – i ka thënë Tahiri juristes së njohur. E emocionuar, Eni kujton se, në atë moment kur dy mikeshat ishin në rrokullisje e sipër, ajo i tha Editës: “Edita, më fal!” Në atë çast, nuk mendonte më për veten, por për atë.
“Kur ramë në humnerë, nuk e dinim se çfarë na priste. Pashë që frenat nuk po punonin. Asnjëra nga ne nuk pretendonte se do jetonte dhe fjala e vetme që i thashë Editës ishte :”Më fal”. ”, u shpreh juristja./Blitz.al/
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...