Këngëtari i njohur Young Zerka ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi, për shkak të disa fotove të publikuara ku ai shfaqej në praninë e një vajzë bionde shumë seksi.
Ai dhe vajza në fjalë u kapën mat teksa ndodheshin në një pishinë, duke shijuar pamjen e duke biseduar. Nuk vonoi shumë dhe u zbulua se vajza në fjalë quhet Joana Alimema dhe është modele. Aludimet për një lidhje mes tyre filluan dhe së fundmi Zerka është fotografuar sërish pranë modeles dhe këtë herë gjërat duken më serioze. Ai e ka çuar Joanën në vendlindjen e tij në Korçë dhe duket shumë i lumtur teksa po i prezanton qytetin ku ka lindur.
Ndërkohë që fotoja nisi të qarkullonte në rrjetet sociale, Ronela Hajati ndodhet në Miami, këngëtarja e përfolur për një lidhje të gjatë me Zerkën. Burime pranë tyre shprehen se bëhet fjalë për një histori të komplikuar, pasi ende pa u ndarë përfundimisht nga Ronela, Zerka del hapur me modelen, i ndihmuar edhe nga fakti që Ronela nuk ndodhet në Shqipëri. Por paparazzët e kanë bërë punën e tyre duke e fotografuar Zerkën në intimitet me partneren e re, e cila nuk është e njohur në publik. Pas këtyre lajmeve, nga ana tjetër e botës Ronela reagoi në mënyrën e saj me një foto nga prapaskenat e klipit të saj më të ri “MVP”, të cilën e postoi në rrjetet sociale me statusin “Vejushë e zezë”, si për ta sfiduar me ironi të hidhur Zerkën.
Nga ana e artistit, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim për atë çfarë është publikuar. Ndërkohë, kujtojmë që prej kohësh ai është lakuar për një lidhje me këngëtaren Ronela Hajati, histori që nisi plot katër vite më parë.
LOJA E DYFISHTË E YOUNG ZERKËS ME PARTNERET, TRADHTIA PËR TË CILËN RONELA FOLI NË KËNGËN “VUJ”
Më shumë se dy vite pasi këngëtarët Ronela Hajati dhe Young Zerka vendosën të dilnin hapur si çift, duke e zyrtarizuar lidhjen me një duet, historia e tyre pësoi krisjen e parë para një një viti. Kur vendosën të bashkëpunonin për projektin e tyre muzikor, ata kishin një vit që përfliteshin për lidhje dashurie, por që përpiqeshin ta mbanin të fshehtë. Dhe më këtë stil vazhduan për një periudhë të gjatë, edhe pse koncertet i planifikonin gjithmonë bashkë. Vjeshtën e kaluar ata pësuan një krisje dhe përgjigjen deri diku e dha reperi Young Zerka, gjatë një interviste për emisionin “Thumb”.
Pyetjes nëse ishte çift apo single, ai iu përgjigj: “Normal që single”, duke treguar edhe duart në të cilat nuk kishte asnjë unazë. “Po a je në kërkim të dashurisë?” e pyeti gazetari. “Në kërkim të shpirtit të lirë”, tha Zerka dhe kaq u desh për të konfirmuar se ai dhe Ronela Hajati ishin zënë dhe nuk flisnin. Nga ana tjetër, Ronela u rikthye në festivalin “Kënga Magjike” me një këngë të Flori Mumajesit, me titullin “Vuj”, dedikuar një dashurie të humbur, pasi ai e kishte lënë për një tjetër. Ndërkohë flitej se kjo ishte kënga që i dedikohej vuajtjes pas ndarjes nga Zerka, ku gjatë performancës Ronela interpretonte dhimbjen e saj shpirtërore për Zerkën, duke bërë edhe prekje intime në skenë, një guxim ky skenik që mund të themi se u shndërrua në stil personal për Ronelën.
Ajo vetë nuk foli për ndarjen nga reperi, por miq të tyre treguan se bëhej fjalë për një mosmarrëveshje që kishte lindur për mënyrën ndryshe si e shihnin këtë marrëdhënie. Ronela, edhe pse ishte shprehur se nuk ishte gati për bashkëjetesë, nga ana tjetër kishte shprehur dëshirën që ta zyrtarizonte lidhjen, pikë në të cilën ra ndesh me Zerkën, i cili nuk ndihej gati të hidhte një hap të tillë, duke u mjaftuar me një lidhje pa detyrime. Më vonë ata u panë sërish bashkë, duke dëshmuar se mosmarrëveshjet tashmë i kishin sheshuar.
Kujtojmë që në këto katër vite, Zerka ka qenë ai që asnjëherë nuk ka folur publikisht për Ronelën, përveç ditëlindjes së saj, ku i bëri një dedikim në “Instagram”, që prapë linte vend për interpretim nëse ishte urim për të dashurën e zemrës, apo për kolegen e mikeshën. Zerka hyri në tregun e muzikës shqiptare pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me Ronelën u afrua pas prishjes së bashkëpunimit me “Max Production” dhe lidhjes së një kontrate të re me tjetër shtëpi diskografike.
Duke u bërë bashkë dhe duke i dhënë koncertet gjithmonë çift, ata u komentuan si një tjetër çift i dashuruar në tregun e muzikës, mes shumë të tjerëve që janë krijuar këto vitet e fundit. Po siç e ka treguar historia, shumë pak prej tyre arrijnë të mbijetojnë, edhe pse kanë pasur sukses bashkë.
RONELA HAJATI DHE YOUNG ZERKA, ARSYET PSE E FSHEHËN LIDHJEN
Edhe pse për lidhjen e tyre u fol që para 4 vitesh, dy këngëtarët Ronela Hajati dhe Young Zerka janë përpjekur ta mohojnë me çdo kusht që ata janë bashkë. Ndoshta frika se marrëdhënia e tyre do t’u prishte punët në karrierë e bënte Ronelën të druhej dhe të mos e deklaronte hapur marrëdhënien për muaj të tërë. Më vonë, lidhjen intime e kthyen në strategji biznesi për të fituar para, pasi jo vetëm ftesat i merrnin çift për koncerte, por nisën të bënin edhe klipe bashkë.
Në të gjitha intervistat që jepnin, afrimitetin me njëri-tjetrin e kanë cilësuar thjesht si miqësi dhe bashkëpunim, pasi Ronela bënte tekstet e këngëve të Zerkës. Ata rrinin 24 orë në 24 bashkë, që do të thoshte se nuk ndaheshin jo vetëm në koncertet që i planifikonin çift, por edhe në festat ku ishin të ftuar. Por në një party në Tiranë, Ronela u fotografua shumë pranë Zerkës, në një moment kur ishte mbështetur në supin e tij, gjë që tregonte intimitetin e mohuar mes tyre.
Pas kësaj daljeje publike, Young Zerka publikoi klipin “Like Rihanna”, duke u shprehur se i pëlqenin vajzat e këqija, deklaratë që u perceptua si një dedikim për Ronelën. Ndërsa gjatë pjesëmarrjes së tij në “Dancing with the stars”, Ronela, përveçse e shoqëronte në paskuinta gjatë provave, bëri dhe një performancë shumë seksi në spektakël me Zerkën, që dëshmonte se ata nuk mund ta fshihnin tërheqjen e fortë fizike që kishin me njëri-tjetrin./Panorama plus
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...