Enca: Të jesh e suksesshme nuk do të të thotë që duhet të kesh një sheik apo dashnor pas vetes

14:23 | 30 Tetor 2021
A. B.

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, prej disa ditësh ndodhet në Dubai.

Në të njëjtin vend po shijon një periudhë të mrekullueshme, derisa nuk i mungon as luksi në destinacionet e frekuentuara, shkruan portali arbresh.info

Enca ka vendosur që t’iu kundërpërgjigjet të gjithë atyre që i komentojnë, kinse ka shkuar në Dubai sepse ka mbetur pa para.

“’Paske mbetur pa lekë e paske shkuar në Dubai…’. Po të kisha mbetur pa lekë do rrija aty ku rini ju që komentoni këto. Ju ruajte Zoti”, ka shkruar Enca në një fotografi të ndërtesave të Dubait që ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

Tutje, këngëtarja ka publikuar edhe disa video të njëpasnjëshme, duke shpjeguar se nëse njerëzit që kritikojnë vazhdojnë t’i urrejnë personat që bëjnë një jetë të mirë, s’do të kenë kurrë mundësinë të bëhen si ata.

“Ndërsa mamatë tuaja apo prindërit tuaj ju kanë mësuar që të jesh një femër e suksesshme që jeton një jetë të bukur dhe që është e pasur, është e suksesshme – duhet t’i hipi dikush sipër, më vjen keq për ju. Nuk dua t’i ofendoj as ata njerëz që kanë këtë mentalitet, vazhdo mbajeni. Vetëm dua t’ju kujtoj se: Në ju urreni personat e pasur, të suksesshëm, të lumtur, kurrë nuk do të bëheni i pasur, i suksesshëm ose i lumtur, sepse kurrë nuk mund të bëhesh diçka që ti e urren, diçka që ti nuk e pëlqen”, thotë ajo.

Më tej, Enca tha se do vazhdojë ta shijojë jetën e saj në maksimum, pasi komentet e të tjerëve nuk i prishin aspak punë.

“Mua nuk më prishin aspak punë komentet tuaja. Unë do vazhdoj do jetoj këtu në Dubai, në suitën time, në hotelin tim me pesë yje, do i hipi avionit në ‘bussines class’, do i hipi jahtit tim, do vazhdoj të paguaj gjërat e mia, do e bëj qejfin tim në maksimum edhe në fund të ditës nuk mund t’i justifikohem askujt për jetën time, sepse të gjithë ju që i shihni këto storje, e dini kush jam”, ka thënë Enca.

Kujtojmë se, Enca ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe për të kremtuar ditëlindjen e 26-të, që e kishte rreth një javë më parë, gjegjësisht më 19 tetor. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme