Google ADS

Enca suprizohet për ditëlindje, a tregon kjo se ajo tashmë s’është vetëm?!

22:28 | 25 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Enca është një ndër artistet më të preferuara sidomos nga të rinjtë.

Kohët e fundit ajo ka qenë në qendër të vëmendjes në lidhje me jetën e saj private.

Pavarësisht se ajo publikon shpesh nga përditshmëria e saj, gjithmonë ka qenë e rezervuar përsa i përket dashurisë. Por duket se çdo gjë paska ndryshuar, pasi ka qenë vetë ajo që ka publikuar disa foto nga nata e saj romantike.

Këngëtarja ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj foto të shtratit të mbuluar me petale rozë e në krahë të tij një buqetë të madhe me trëndafila, një cigare të lidhur me një fjongo si dhe një dhuratë nga marka e njohur “Fendi”.

Të gjitha këto foto edhe pse tepër romantike dhe dyshuese, Enca i ka quajtur pjesë të “fundjavës së ditëlindjes”, duke lënë kështu të gjithë fansat me kureshtjen se nga vjen kjo surprizë./vizionplus/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme