Enca nuk e gjen pozicionin e duhur për të…

01:26 | 9 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia është gjithnjë shumë e përfolur. Së shpejti ajo pritet të sjellë në treg projektin e saj të ri “Ciao, të cilin e ka paralajmëruar që një kohë të gjatë.

Ndërkohë, këngëtarja vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi u ka treguar fansave se gjendja e saj shëndetësore nuk ka qenë edhe aq e mirë.

Madje, në një shkrim të fundit të publikuar në InstaStory, Enca e përshkruan situatën si një ditë, në të cilën nuk ka mundur fare të ‘rehatohet’.

“Kur  je sëmurë, dhe vuan gjatë gjithë ditës për të gjetur pozicionin perfekt për të fjetur”, shkruan këngëtarja në gjuhën angleze. Shumica e ndjekësve të saj duket t’i kenë uruar asaj shërim të shpejtë pas kësaj gjendje jo fort të mirë.

enca-1_1499553456-2260969

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme