Këngëtarja Enca Haxhia gjithmonë ka sjellë diçka të re sa i përket sferës së muzikës. Ajo është aktive në rrjetet sociale, në prodhimin e teksteve muzikore e së fundmi ka dëshmuar se ka talent edhe në aktrim.
Në këtë kohë pandemie, derisa të gjithë po qëndrojnë të izoluar, një gjë të tillë është duke e bërë edhe 24-vjeçarja.
https://www.instagram.com/p/B_QDDBYHAh8/?utm_source=ig_web_copy_link
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Enca ka përgatitur disa këngë të ndryshme dhe ka filluar të punojë në albumin e saj të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur në një intervistë për “Prive”, ku tregoi për planet e mëtutjeshme të muzikës.
“Mund të them që kam nisur përgatitjet për albumin e dytë të ri, të papublikuar akoma”, kishte thënë Enca.
Këngëtarja thekson se është duke punuar edhe në klipin e këngës “Ku mete”, por që puna është ngadalësuar për shkak të pandemisë koronavirus.
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër