Skandali i “Dubai Porta Potty”, nuk kaloi pa cekur edhe vajzat shqiptare.
Një ndër vajzat që ka reaguar ka qenë Enca Haxhiaj, e cila ka marrë edhe nënshtetësinë atje.
Këngëtarja thotë se për herë të parë në Dubai ka qenë vitin e kaluar. Enca ka thyer heshtjen e gjatë dhe ka qenë sot në një intervistë në “Goca dhe Gra” ku mes të tjerash ka folur edhe për “Dubai Porta Potty”. Ajo tha se Dubai është një nga vendet më të sigurta dhe po jeton mes Dubait dhe Shqipërisë.
“Nuk është momenti i duhur për të folur për Dubain. Aty shkova për herë të parë para një viti. Shoqja ime këmbënguli të shkoja të bëja pushime. Më pëlqeu shumë dhe e gjeta veten pjesë e kulturës së tyre. Përtej gjërave që flitet në rrjetet sociale, Dubai është vendi më i sigurt që kam qenë. Abuzime me drogë, vrasje krime nuk ekzistojnë fare. Është vend veror dhe unë vdes për plazh. Aty është gjithmonë verë dhe ndaj më pëlqen. Kam krijuar shumë kontakte pune në lidhje me muzikën por edhe jo. Ndihem e plotësuar dhe për momentin po jetoj mes Dubait dhe Shqipërisë.”
Këngëtarja u shpreh se ka punuar që e vogël dhe se gjithë Shqipëria e di se si është bërë e famshme dhe e pasur.
“Në fillim mendova se nuk duhet të reagoja por kur e pashë foton dhe emrin të përfshirë në një gjë kaq banale kur të gjithë e dinë sa vite kam në muzikë. Nuk është e thënë të kesh dashnor apo të besh gjëra imorale për të udhëtuar. Lajmi në gjithë botën doli për një influencer afrikane dhe kjo gjë nuk ndodh vetëm në Dubai por kudo në botë. Dashakeqësia më neveriti. Jo vetëm për veten time por për të gjitha vajzat.
Unë kam shoqe që bëjnë jetë të thjesht por jetojnë aty. Nuk gjykoj asnjë vajzë sepse secila i bën vetë llogaritë. Por nuk ke pse shkon në Dubai të bëhesh eskort. Ndodh edhe në Shqipëri, edhe kudo. Që herët e para që kam shkuar aty, pa dalë këto lajme njerëzit thoshin ke gjetur ndonjë sheik andej. Në Dubai ka mijëra femra yje dhe nuk është aq e lehtë të gjesh një sheik.”
“Dubai Porta Potty” thuhet se lidhet me influencers dhe vajzat e tjera të reja që në këmbim të parave ose dhuratave lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën).
Sipas Urban Dictionary, ato “blihen” nga burra të pasur arabë dhe europianë për 30,000+ dhe marrin pjesë në “festat e jahteve”. Nëpër jahte thuhet se ndodhin praktikat e tmerrshme të përmendura më sipër. E kur e gjitha kjo mbetet një thashethem, që vështirë se mund të merret në konsideratë përsa kohë mungojnë prova dhe hetime më të besueshme, të shumtë janë njerëzit që e kanë marrë në konsideratë dhe kanë nisur akuzat ndaj vajzave të njohura shqiptare, kryesisht ndaj atyre që vizitojnë shpesh Dubain./noa/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...