Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna, numëron pak vite në skenë por për këtë kohë ka arritur të rrëmbejë zemrat e të gjithëve.
Në sajë të projekteve dhe hiteve që ka sjell deri më tani, artistja shqiptare ka bërë që të ketë fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare, shkruan portali arbresh.info
Në rrjete sociale është mjaft aktive dhe ndan postime të ndryshme, e së fundi po qëndron në qytetin e famshëm turk Stamboll.
Ku u surprizua nga një befasi shumë e këndshme në urën e Bosforit.
Bëhet fjalë për një shkrim me laser, i cili ka një tarifë të shtrenjtë realizimi dhe kryesisht mund ta bëjnë vetëm personat me renome.
Tayna ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, përmes së cilës ka shfaqur momentin kur një thënie me emrin e saj u shfaq në urën Bosfor të Stambollit.
View this post on Instagram
“Sinonim i femrave rebele, Tayna. Guximi për “çmenduri” Tayna”, ishin fjalët e paraqitura në urën e famshme.
Ajo shkroi në mbishkrimin e videos “çfarë befasie”, teksa falënderoi më pas miken e saj Rina Malësori, që ia mundësoi një gjë të tillë.
Tayna në anën tjetër është duke e shijuar suksesin e projektit të fundit të titulluar “Moona”.
Bashkëpunimi me artistin L’Algerino u prit mirë dhe për pak ditë mblodhi miliona klikime në YouTube. /arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...