Mbrëmë është mbajtur nata e parë e koncertit “Hapësira e një ëndrre” nga Alban Skënderaj.
Nata kishte rezervuar shumë befasi për publikun, e para ishte paraqitja e Miriam Canit në skenë për t’i kënduar hitet e përbashkëta me Albanin.
Befasia më e ëmbël ishte propozimi për martesë që një djalosh i bëri të dashurës së tij në një moment gjatë këtij koncerti, shkruan lajmi.net.
Në një video që ka postuar “RevistaWho.com”, shihet se si djali nën emocione e pyet të dashurën nëse pranon të martohet me të.
“Ndihem i papërgatitur por unë për ty ndjej gjithçka çka mund të më jap kjo jetë. Ti je dashuria e jetës time dhe çdo të keqe që më ka ndodhur në jetë ma ke kthyer në forcë. Kjo botë ka vetëm dy sy dhe ata dy sy je ti dhe unë vetëm për ata dy sy dua të jetoj përgjithmonë.” ka thënë djaloshi, duke nxjerrë unazën dhe propozuar asaj martesë.
E mbërthyer nga emocionet, vajza i tha “po” të madhe, duke prekur gjithë publikun me këtë veprim.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza