Emma Watson shkëlqen në fustanin krem

23:56 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Aktorja kryesore e filmit “Beauty and the Beast”, ka shkëlqyer në fustanin e përzgjedhur për fotosesionin e këtij filmi, të mbajtur të dielën në Los Angles.

Bukuroshja 26 vjeçare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fustanin e saj të bardhë kombinuar me një material të zi dhe këpucë të zeza, shkruan DailyMail.

Emma Watson kishte zgjedhur një makeup natyral me flokë të lëshuar, nuanca të hapura kryesisht ngjyrë rozë.

“Bauty and the Beast” është film amerikan i zhanrit fantazi, i shoqëruar me momente romance dhe muzikë. Filmi është përpunim i filmit të animuar të Disney të krijuar në vitin 1991, i cili është duke u pritur me padurim nga fansat dhe pritet të lansohet së shpejti.

emma-watson-shkelqen-ne-fustanin-krem2_9150

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme