Emma Thompson ka folur së fundmi për komentet ofenduese ndaj trupit të saj.
Fituesja e Oscars, tregoi se drejtuesit meshkuj i kanë thënë shpesh asaj senuk kishte “trupin e duhur” për skenat e seksit ndërsa ajo foli për The Times për filmin e saj të ri Good Luck to You, Leo Grande.
“Nuk më kanë ofruar kurrë skena seksi”, zbuloi Emma . “Siç tha nëna ime, në thelb kam luajtur një seri femrash ‘të mira’.Dhe gjithashtu nuk jam përshtatur kurrë me formën apo pamjen e dikujt që mund të dëshironin ta shihnin të zhveshur.
“Dhe me ‘ata’, nënkuptoj drejtuesit meshkuj. Unë jam jo mjaftueshëm e bukur, nuk kam llojin e duhur të trupit. Dhe, çuditërisht, vazhdimisht ju thuhet se çfarë lloj trupi keni,” shtoi Thompson.
Ajo gjithashtu kujtoi komentet e vazhdueshme përçmuese për trupin e saj nga media gjatë karrierës së saj.
“Në një intervistë që bëra, gazetari mashkull shkroi se kisha shtuar shumë peshë që kur u shfaqa në Fortunes of War, dhe se këmbët e mia ishin ‘ si trungje pemësh’ dhe se do të ‘zhgënjeja veten. ”, rrëfeu aktorja . “Unë isha 31 vjeç dhe, sinqerisht, nuk kisha ndërmend të vdisja nga uria. Nuk mendoj se askush e kupton se sa të dobëta janë shumica e aktoreve në jetën reale. Ato duken mjaft joreale.”/Lapsi.al
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...