Emisionit “Për’puthen” po i vjen fundi

15:27 | 16 Maj 2021
Arbresh.info

Që nga muaji shtator i vitit të kaluar personazhet e “Përputhen” i janë bërë shumicës së shqiptarëve sikur njerëz të shtëpisë.

Pesë e me rast gjashtë herë në javë, programi ka prodhuar shumë drama e zhvillime.

Si çdo gjëje tjetër, edhe këtij sezoni po i vjen fundi.

Duke u ndjerë konsumimi i ngjarjeve dhe personazheve, “Përputhen” rinore nuk do të presë fundin e qershorit apo korrikut për të pasur epilog.
Përmes rrjeteve sociale, autorja e programit, Olsa Muhameti ka bërë të ditur se javën që vjen do të ‘konkludohen’ situatat e personazheve.

Në fakt, mësohet se “Përputhen” rinore do të zëvendësohet nga “Përputhen +40” e cila do të jetë më shpesh se një herë në javë tani e tutje deri në fund të qershorit.

Idea është që në fund të majit të ketë edhe një ribashkim të personazheve për të vënë në pah prapaskenat e të pathënat e një maratone mbi tetë mujore në transmetim përpara miliona syve të shqiptarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme