Pasi shokoi adhuruesit e tij me publikimin e albumit befasues, “Kamikaze”, Eminem ka thyer heshtjen.
Ai zuri vendni e parë në Billboard 200 me albumin më të ri “Kamikaze”, kurse reperi dha një intervistë për Sway Calloway, një intervistë e radhë e tij.
Gjatë pjesës së parë në klipin 12 minutash, Marshall Mathers u adresohet kritikëve për albumin e tij të fundit, “Revival”.
“Nuk është kritikë konstruktive, por ndjej se shkoi përtej saj. Nëse nuk do të ishte Revival, unë nuk do të isha në gjendje ta bëja këtë album. Disa njerëz më shumë se të tjerë shkuan larg me kritikat”, u shrpeh Eminem, duke thënë se kënaqet me kritikat.
“Ka një gjë brenda meje që pëlqen këtë gjë, që është më e lumtur kur unë jam i hidhëruar”, shtoi ai.
Slim Shady në pjesën e dytë të intervistës flet për problemin me Machine Gun Kellyn, i cili bëri komente për vajzën e tij, Hailie.
“Kjo nuk është arsyeja pse i bëra diss. Arsyeja spe unë i bëra diss është më shumë se sa ajo”, përfundoi Eminem.
Reperi theu edhe një rekord në top listën britanike, duke thyer rekord për qëndrim në vendin e parë të Abba dhe Led Zeppelin.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...